Rusi, hyn në fuqi embargo e eksportit të grurit

15/08/2010 11:15

Hyri në fuqi ditën e sotme në Rusi ligji i nxjerrë nga qeveria vendase i cili ndalon eksportimin e grurit deri në përfundim të këtij viti.

Sipas bilanceve të autoriteteve ruse, rreth treçereku i të korrave është shkrumbuar nga flakët dhe i nxehti i paprecedentë që ka përfshirë vendin.

Embargo e eksportimit të grurit, e firmosur nga kryeministri Putin në datën 5 gusht, synon ndalimin e rritjes së çmimit të grurit në tregun vendas dhe do të qëndrojë në fuqi deri më datë 31 dhjetor 2010.

Masa e re, që sapo hyri në fuqi pritet të ndikojë në tregun ndërkombëtar duke rritur çmimin e miellit, pasi Rusia është prodhuesi i katërt i global i grurit dhe një ndër eksportuesit më të mëdhenj të drithërave.

Top Channel