Plan bashkimi për dy Koretë

15/08/2010 10:00

Presidenti i Koresë së Jugut, Li Miung-bak prezantoi planin sipas të cilit vendi që ai udhëheq mund të bashkohet me Korenë e Veriut.

Lajmi publikohet nga media shtetërore koreano-jugore e cila saktëson se presidenti Miung-bak për këtë plan ka propozuar edhe një taksë të re, fondet e së cilës do të mbulojnë shpenzimet e bashkimit me Korenë e Veriut.

“Sot marrëdhëniet mes popullit korean kërkojnë plan të ri veprimi. Të dyja vendet duhet të formojnë një komunitet paqeje dhe të thellojnë punën për çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut, ndërsa paratë e mbledhura nga taksa e re do të përdoren për të ringritur ekonominë koreano-veriore”, deklaroi presidenti Miung-bak gjatë fjalimit të tij me rastin e 65 vjetorit të çlirimit nga kolonizatorët japonezë.

Gadishulli korean ndodhet i ndarë në dy shtete që pas Luftës së Dytë Botërore, pas përcaktimit të zonave të influencës mes SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA