Përmbytjet, Kina në zi kombëtare

15/08/2010 10:30

Kina ka shpallur ditë zie për të nderuar viktimat e shkaktuara nga moti i keq në krahinën Zhonqu ku 1238 persona kanë humbur jetën dhe mbi 500 rezultojnë të zhdukur.

Në të gjithë vendin flamuri ndodhet në gjysmë-shtizë dhe pjesa më e madhe e ëebsite-ve sot janë bardhezi. Ndërkohë që mijëra persona u mblodhën në sheshin “Tiananmen” duke hedhur slogane për inkurajimin e banorëve të zonës së Zhonqusë.

Shirat e dendur në Kinë prej disa ditësh kanë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dheut në disa zona veri-perëndimore. Terreni i vështirë dhe moti ende i paqëndrueshëm vështirsojnë punën e grupeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës. Pikërisht ky fakt, sipas organizatave humanitare që veprojnë në zonë mund të çojë në përkeqësimin e bilancit të viktimave.

Top Channel