Peniani kërcënon sërish Seulin

15/08/2010 17:30

Pavarësisht thirrjeve të Seulit për ulje tensionesh dhe publikimit të planit të bashkimit të presidentit koreano-jugor Li Miung-bak, Koreja e Veriut vazhdon gjuhën e kërcënimeve ndaj fqinjit jugor.

Peniani këtë radhë ka kërcënuar më përballje ‘pasojësh të paparashikueshme’ Seulin, duke iu referuar stërvitjes ushtarake të përbashkët mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut e cila pritet të nisë ditët në vazhdim dhe që synon në testimin e mbrojtjes detare kundër nëndetseve.

“Forcat tona ushtarake do të ndërmarrin një goditje të paprecedentë dhe më e ashpra që një komb ka vuajtur kudo në botë’, deklaroi për agjencinë shtetërore koreano-veriore një zëdhënës i ushtrisë.

Top Channel