Pakistani, Ban Ki Mun: Përshpejtoni ndihmat

15/08/2010 13:50

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, nga Pakistani ku po zhvillon një vizitë për të parë nga afër efektet e përmbytjeve dhe dëmet njerëzore e materiale të shkaktuara prej saj, ka bërë thirrje që ndihmat kundrejt vendit aziatik të mos vonojnë.

“Jam këtu të shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e OKB-së me popullin pakistanez dhe i bëj thirrje botës dhe komunitetit ndërkombëtar të përshpëjtojnë ndihmën e tyre për Pakistanin dhe popullin pakistanez”, deklaroi kreu i OKB-së nga Raualpindi, ndalesa e tij e parë e vizitës në Paksitan.

Parashikohet që zoti Ki Mun të ndërmarrë një vizitë në disa nga zonat e prekura nga përmbytjet për t’u takuar më pas me kryeministrin Raza Gilani e presidentin Ali Zardari.

Top Channel