Pakistan, mbërrin Ban Ki Mun

15/08/2010 10:15

Mbërrin në Pakistan për inspektimin e situatës së nderë të krijuar pas përmbytjeve që kanë përfshirë vendin aziatik, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun.

Kreu i OKB-së sapo ka zbritur në Islamabad ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe premtoi mbështetjen e Kombëve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar për autoritetet dhe qeverinë pakistaneze për përballimin e situatës kritike të krijuar në disa zona të vendit.

Pakistani prej disa javësh është përfshirë nga reshje të shumta, fillimisht në veri e më pas në jug të vendit. Përmbytjet kanë shkaktuar sipas autoriteteve vendase mbi 1600 të vdekur dhe rreth 20 milion persona të prekur prej saj.

Top Channel