Spanja ekstradon hajdutin e “Panterës Rozë”

14/08/2010 16:00

Një anëtar i bandës ndërkombëtare të hajdutëve të njohur me emrin “Pantera Rozë”, është ekstraduar në Japoni nga Spanja për shkak të një vjedhjeje të kryer në vitin 2007 në Tokio.

Rifat Hadziahmetovic, 42 vjec nga Mali i Zi, dyshohet se është përfshirë në vjedhjen e një diademe dhe bizhuterive të tjera në një dyqan të kryeqytetit japonez, ndërsa në Spanjë ishte arrestuar për akuza të tjera.

Banda kriminale “Pantera Rozë” dyshohet se ka rreth 200 anëtarë, shumica e të cilëve nga vendet e ish-Jugosllavisë.

Ajo është konsideruar përgjegjëse për grabitjen e 120 dyqaneve luksoze në 20 vende të botës, si në SHBA, Japoni, Zvicër dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Top Channel