SHBA, të shtëna në dasmë, 4 të vdekur

14/08/2010 13:30

Në Buffalo të New York, 4 persona kanë humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit në një dasmë.

Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në ceremoni ishin rreth 100 persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit jashtë restorantit ku po zhvillohej dasma.

Sipas mediave lokale, një nga tre të plagosurit është shtruar në spital në gjendje kritike për jetën. Viktimat janë tre burra dhe një grua.

Top Channel