Rusi, mbërrijnë avionët amerikanë me ndihma

14/08/2010 12:20

Dy avionë C-130 kanë transportuar në Moskë serbatorë me ujë dhe veshje mbrojtëse për të përballuar emergjencën e zjarreve.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror, duke shtuar se në një kohë të shkurtër do të ulen në Moskë dy avionë të tjerë ushtarakë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se pas premtimit të Barack Obama për kolegun Dmitry Medvedev, ndihmat amerikane shkojnë në 4.5 milionë dollarë.

Top Channel