Kinë, rëndohet bilanci i viktimave

14/08/2010 17:20

Është ngjitur në 1239 bilanci i viktimave të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që javën e kaluar përfshinë veri-perëndimin e Kinës.

Ndërkohë, përplasje janë regjistruar mes policisë dhe banorëve që jetojnë në baraka në provincën Guangzhou, ku është vendosur që ato të prishen dhe të ndërtohen ndërtesa të reja.

Trazira janë regjistruar edhe në Ksian, ku banorët kanë qëlluar me gurë policinë, e cila më pas ka përdorur dorë të hekurt.

Ndërsa në veri autoritetet lokale kanë frikë nga shpërthimi i epidemive, ndërkohë që në Shangai temperatura ka arritur në 40 gradë.

Top Channel