Karzai: Obama të ndryshojë strategji

14/08/2010 18:15

Presidenti afgan Hamid Karzai i ka kërkuar homologut të tij amerikan Barack Obama që të rishikojë menaxhimin e konfliktit për të shmangur viktima në radhët e civilëve.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenca afgane, sipas të cilave kërkesa e Karzait është bërë gjatë një videokonference me shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, një raketa e qëlluar nga guerrilasit talebanë ndaj një baze të NATO-s ka vrarë 3 fëmijë dhe ka plagosur nënën e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kontigjenti i Aleancës, sipas të cilit ngjarja ka ndodhur në Khost, në lindje të vendit.

Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, talebanët kanë vrarë 7 herë më shumë civilë se ushtarë të huaj.

Top Channel