Kaliforni, protestë para zyrave të Google

14/08/2010 16:15

Rreth 100 persona janë mbledhur jashtë zyrave të Google në Kaliforni, për të protestuar kundër propozimeve kontroverse për të ndryshuar mënyrën se si trajtohen të dhënat në web.

Google dhe Verizon sugjeruan përdorimin e shërbimeve të ofruara nga linja fikse dhe jo ato të tipit wireless dhe disa metoda të tjera me kapacitete të mjaftueshme.

Kjo do t’u mundësonte ofruesve të internetit dhënien e prioriteteve faqeve të caktuara të web-it.

Protestuesit thanë se kjo do të krijonte një “lojë për lojë” për kompanitë që kontrollojnë internetin dhe i bënë thirrje Google që të heqë dorë nga motoja e saj “mos u bëj i keq”.

“Kompani si Google kanë përfituar nga interneti i lirë dhe i hapur dhe plani i tyre do ta shkatërronte atë”, ka deklaruar James Rucker, një nga përdoruesit e shumtë të internetit që ishte në protestë.

Top Channel