 Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
																		
					
					
					
						Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore						 
								
			Presidenti Bamir Topi nuk dekreton per ligjin per pronat dhe e kthen atë për rishqyrtim në kuvend.
Në letrën shoqëruese drejtuar kuvendit presidenti i Republikës shkruan se “e shqyrtova me vëmendje këtë ligj dhe jam i ndërgjegjshëm për problematikën, dimensionin dhe rëndësinë që ka ky ligj. Vlerësoj se e drejta e pronës dhe e gëzimit të saj është një nga kolonat bazë të funksionimit normal të një shoqërie demokratike dhe se garantimi i saj do të konsolidonte zhvillimin e shoqërisë shqiptare. 
Por, me qëllim që zgjidhja e ofruar të jetë sa më pranë standarteve të të drejtave të njeriut dhe atyre kushtetuese, vendosa ta kthej ligjin edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, për shkakun se gjykoj se ka vend të rishikohet, si përsa i përket kushtetushmërisë së tij, por edhe për ta bërë atë efektiv dhe të zbatueshëm”.
 
Presidenti thekson se ndryshimet e propozuar ne ligj bien ndesh me Kushtetutën e Republikës, preambulën e saj dhe nenet 4, 41, 132 dhe 181 të saj. “Është detyrë e Kuvendit, sipas Kushtetutës, të nxjerrë ligje për rregullimin e drejtë të çështjes së pronës, të shpronësuar dhe konfiskuar padrejtësisht nga regjimi komunist”, thekson presindeti ne motivimin per kthimin e ketij ligji.
Top Channel