Lapidari bëhet kryq

13/08/2010 16:25

Fusha e Vurgut në Sarandë ka ende gjurme te periudhës së socializmit, por vetem nje prej tyre krijon nostalgji tek banoret e zones.

Nje shtylle qe shndërruar para pak ditësh në kryq ka një domethënie të vecantë për banorët. Monumenti që nuk ka më asnjë mbishkrim i kujton të gjithëve përfundimin e bonifikimit të fushës së Vurgut ne vitin 1959. I lënë në harresë për dekada të tëra, monumenti i vendosur pranë kishës së Shën Vasilit është shndërruar papritur në një kryq.

Kryeplaku i fashtit Jorgo Loli shpreht se nuk ka ditur asgjë për këtë veprim dhe se per kete kryq nuk është kërkuar miratimi i banorëve apo institucioneve përgjegjëse. Ndërkaq vetë banorët mendojnë se monumenti është i rëndësishëm për ta dhe duhet të rikthehet në identitet.
 
Banorët në fshat të gjithë besimtarë ortodoksë e kanë mirëpritur ringritjen e kishës së Shën Vasilit mbi rrënojat e dikurshme. Por shume prej tyre janë mjaft të ndjeshëm ndaj shndërrimit në kryq të një monumenti që për ta ishte simboli i shumë viteve punë për ta kthyer kënetën në tokë buke.

Top Channel