Bardot: Asnjë aktore s’mund të më interpretojë

12/08/2010 15:25

Nuk ekziston asnjë aktore që mund të interpretojë në ekran Brigitte Bardot.

Kështu është shprehur vetë aktorja duke hedhur poshtë propozimet e regjisorit dhe producentit amerikan, Kyle Newman për të bërë një film mbi jetën e saj.

Ai ia kishte besuar pjesën aktores Jaime King.

“Asnjë aktore nuk ka personalitetin tim”, është shprehur Bardot, duke paralajmëruar se asnjë film mbi jetën e saj nuk mund të regjistrohet pa aprovimin e saj.

Top Channel