Prej ditësh në media flitet për aktrimin e Carla Bruni në filmin e Woody Allen. Por cilat mund të jenë të tjerat që mund të ndjekin shembullin e saj.

“Bruni është shembulli i gjallë që tregon se të bëhesh gruaja e një kreu shteti nuk do të thotë se mund të jesh vetëm një damë”, thotë gazeta britanike “The Guardian”.

Të gjitha homologet e Brunit shprehen të gatshme për ta imituar dhe për të dalë në sheshin e xhirimit, shkruan gazeta.

Një prej tyre, sipas mundësive të “The Guardian”, është Samantha Cameron, bashkëshortja e kryeministrit britanik, e cila me një elegancë “british” do të ishte ideale për një film të regjisorit të “Love Actually”.

Ndërsa Michelle Obama, sipas gazetës, me krahët e tonifikuara mund të ishte e përshtatshme për një film aksion.

Por parashikimet nuk kanë lënë jashtë as burrat. Kështu bashkëshorti i kancelares gjermane Angela Merkel mund të interpretojë në një film fantashkencë.

Top Channel