Vdes Patricia Neal, fituese e cmimit Oscar

09/08/2010 19:40

Aktorja fituese e cmimit Oscar, Patricia Neal ka ndërruar jetë në moshën 84 vjecare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Neal fitoi një cmim Academy Award për rolin e saj në filmin vitit 1963, “Hud”, por hoqi dorë nga aktrimi dy vjet më vonë, në moshën 39 vjecare, pas një seri tronditjesh.

Por ajo u kthye në ekran pas rehabilitimit për të fituar cmimin Oscar dhe shumë nominime të tjera për cmimet Emmy.

Ylli i kinemasë, që ka lindur në Tenesi, ishte martuar me shkrimtarin Roald Dahl për 30 vjet dhe ishte gjyshe e modeles dhe prezantueses televizive Sophie Dahl.

Top Channel