Polonia ekstradon “spiunin” izraelit

06/08/2010 13:35

Një gjykatë polake vendosi ekstradimin për në Gjermani të një të dyshuari si agjent izraelit.

Personi i cili u arrestua para dy muajsh pas një urdhër arresti të Europolit kërkohet nga autoritetet gjermane për falsifkim të pasaportës gjermane e cila mendohet se është përdorur si mjet kalimi në Dubai për të ekzekutuar liderin e Hamasit.

Mahmoud al-Mabhouh, një ndër themeluesit e krahut të armatosur të Hamasit u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Dubai në muajin janar. Hetimet e autoriteteve vendase akuzuan shërbimin sekret izraelit, Mossad se qendron pas ekzekutimit.

Top Channel