Ndihmësi i Mandelës akuzon Campbell

06/08/2010 19:10

Ish-kreu i i fondacionit për fëmijët, i ngritur nga Nelson Mandela, Jeremy Ractliffe ka deklaruar se ka marrë diamantë të paprerë nga modelja Naomi Campbell.

Ai e bëri të ditur lajmin përmes një deklarate, pas dëshmisë së modeles në gjykatën e Hagës, e cila po gjykon ish-presidentin liberian Charles Taylor.

Dyshohet se Campbell i mori gurët nga Taylor në vitin 1997, gjë që mund ta lidhë këtë të fundit me trafikun e diamantëve të gjakut.

Ractliffe ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë në Hagë dhe ia ka dorëzuar diamantet autoriteteve.

“Tre diamantë të vegjël të paprerë mu dhanë nga Naomi Campbell në Trenin Blu, më 26 shtator të vitit 1997”, ka saktësuar më tej Ractliffe.

Top Channel