Përfundimisht, Ramazzotti jo në Prishtinë

05/08/2010 19:45

Përfundmisht, Eros Ramazzotti nuk do të vijë në Prishtinë. Lajmin e kanë  konfirmuar “me keqardhje” organizatorët, duke thënë se tashmë kjo nuk varet nga ta.  

“Produksioni i kontraktuar për datën 30 korrik, i cili nuk u lejua të futet në stadium, e ka të pamundur të vijë më 9 gusht. Menaxherët e artistit janë munduar të gjejnë një produksionin tjeteër, dhe sot na është konfirmuar se nuk kanë arritur të gjejnë asnjë produksion që do të mund të realizonte koncertin në datën e re”, thuhet në një njoftim.

E gjithë kjo përpjekje dhe vendosja e një e date të re për mbajtjen e koncertit të këngëtari tialian përfundon me anulimin përfundimtar të tij.

“Meqë artisti kishte konfirmuar koncertin për 9 gusht, një koncert i tillë mund të mbahet në turneun e ardhshëm të artistit në rrethana më të përshtatshme për organizatorët.”, thuhet në njoftim.

Organizatorët thonë se shumica e biletave tashmë të shitura janë duke u kthyer, dhe do të vazhdojnë të kthehen në zyrat e tyre çdo ditë pune duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 18:00, deri në biletën e fundit.

Armenda Filipaj, personi kryesor prapa historisë së Ramazzotti, u kërkon falje adhuruesëve të Ramazzottit si dhe media partnerëve që ndihmuan ta promovojnë këtë koncert.

Top Channel