Formulë për shtrëngimin e duarve

31/07/2010 14:30

Jeni duke menduar për të blerë një makinë të re? Kujdes mënyrën se si i jepni dorën shitësit, mund të jetë në zotërim të formulës së përsosur të shtrëngimit të duarve, që është dhe arma fatale për të shprehur simpatinë dhe për të bërë biznes.

“Shtrëngimi i dorës është një nga elementët kryesore në raportet ndërpersonale dhe në formimin e përshtypjeve të para mbi dikë. Tregon aspekte të rëndësishme mbi personalitetin e personit që kemi përpara. Nëse është i ndrojtur tregon pasiguri, ndërsa nëse është i prerë mund të jetë arrogant”, deklaron Goeffrey Beattie, përgjegjës i departamentit të Shkencave Psikologjike në Universitetin e Mancesterit.

Ja përse, krerët britanikë të shtëpisë së automobilizmit “Chevrolet” kanë futur në praktikën e tyre një leksion mbi shtrëngimin e duarve për punonjësit.

Top Channel