Londër, bllokohen makinat e sheikëve

30/07/2010 19:05

Dy makina luksoze me vlerë rreth 1.5 milionë paund janë bllokuar jashtë zinxhirit të dyqaneve Harrods, në qendër të Londrës, pasi nuk ishin parkuar në vendin e duhur.

Makinat janë njëra tip “Koenigsegg CCXR” dhe tjetra një “Lamborghini Murcielago LP670-4 Super e Shpejtë”, me vlerë 350 mijë paund.

Autoritetet britanike deklaruan se makinat luksoze me ngjyrë blu kishin shkelur hapur rregullat e parkimit.

Makinat i përkisnin disa sheikëve miliarderë nga Katari, të cilët kanë blerë një seri dyqanesh në metropolin kryesor të Britanisë së Madhe.

Automjetet, lloje shumë të rralla dhe të bëra me porosi në Suedi, iu kthyen pronarëve pasi ata paguan një shumë modeste prej 140 paundësh.

Top Channel