Gatopardët do dominojnë sërish Indinë

29/07/2010 13:55

Gatopardët, të crrënjosur në Indi nga gjuetia masive që ka nisur rreth një shekull më parë, do të dominojnë sërish vendin pasi tre shoqata po punojnë për risjelljen e tyre.

Qeveria ka aprovuar rekomandimet e shoqatave që mbrojnë jetën e egër për krijimin e dy strehave në Madhia Pradesh dhe në Raxhastan.

Qeveria indiane do të shpenzojë 30 milionë rupi për të riparuar këto streha para se kafshët të importohen, kryesisht nga Afrika, Irani dhe Lindja e Mesme.

Top Channel