Amazon ofron një model të ri të Kindle

29/07/2010 13:45

Amazon po nxjerr në treg një model të ri të lexuesit elektronik të librave, Kindle, me një gamë të zgjeruar për librat e tregut britanik.

Modeli i ri vjen pasi gjigandi i librave parashikon se leximi dixhital do të pushtojë tregun dhe se në vitet e ardhshme librat do të shiten në format dixhital.

Lexuesi elektronik, i cili ka dalë në shitje në faqen amerikane të Amazon që prej 2007-ës, do të jetë tani në dispozicion edhe në faqen britanike.

Aparati do të ketë një cmim prej 149 stërlinash dhe do të jetë i pajisur me teknologjinë wireles 3G, të mbështetur nga Vodafone.

Top Channel