Rama: Berisha nuk po zgjidh krizën

23/07/2010 13:15

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bëri përgjegjës kryeministrin Sali Berisha për moszgjidhjen e krizës politike dhe rëndimin gjithnjë e më tepër të ekonomisë së vendit.

Sipas kreut socialist zvarritja e krizës shton kostot politike të drejtuesve të vendit që kanë zgjedhur recetën e gabuar për daljen kjo situatë.

“Raporti i fundit i FMN-së ka thënë të vërtetën e hidhur të një ekonomie në krizë dhe të thellë dhe të një recete të kundërefektshme që ka zgjedhur qeveria të aplikoje vetëm për të qëndruar në pushtet”, u shpreh Rama.

Në një bashkëbisedim me gazetarët Rama shprehu shqetësimin për gjendjen e rëndë ekonomike dhe për paaftësine e qeverisë për ta cuar vendin larg humnerës së falimentit.

Po ashtu Rama duke folur për akuzat e ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, theksoi se prej 7 vjetësh ai dhuron gjak në ndihmë të njerëzve që kanë nevojë.

Top Channel