Turqi, 19 të arrestuar për lidhje me Al Kaedën

16/07/2010 18:10

Policia turke ka arrestuar 29 të dyshuar si aktivistë të Al Kaedës gjatë një operacioni të koordinuar në disa lokalitete.

Pjesa më e madhe e të dyshuarve janë arrestuar në qytetin Adanas në brigjet jugore të Turqisë. Arrestime ka pasur edhe në Stamboll, Antalia, Kanakale dhe disa zona të tjera.

Agjencia e lajmeve Anadolu bën me dije se 2 prej tyre ishin të kërkuar. Në 19 qershor u arrestuan 17 persona të tjerë të dyshuar për lidhje me Al Kaedën.

Top Channel