Pakistan, bombë në kufi, 15 të vdekur

16/07/2010 11:45

Një bombë ka shpërthyer në një zonë tribale të Pakistanit, në kufi me Afganistanin, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 15 personave.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e Islamabadit, sipas të cilave nga shpërthimi 15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, katër automjete të rënda që po udhëtonin nga qyteti i Karacit drejt Kuetës për të furnizuar me karburant trupat e NATO-s në Afganistan, janë sulmuar gjatë natës dhe kanë marrë flakë.

Ndërsa gjatë një sulmi me raketa të trupave amerikane në krahinën e Vaziristanit, 7 persona të dyshuar si talebanë gjetën vdekjen.

Top Channel