Iran, Jundullah merr përsipër sulmet

16/07/2010 01:05

Grupimi separatist sunit, Jundullah mori përsipër autorësinë e sulmit të Xhamisë së Madhe në krahinën e Zahedanit ku gjetën vdekjen të paktën 20 persona.

Lajmi njoftohet nga televizioni Al Arabiya, sipas të cilit Jundullah shprehet se sulmi ishte një hakmarrje për varjen e liderit të tyre, Abdolmaleg Rigi në fund të muajit qershor.

Jundullah veprojnë në Iranin jug-lindor në krahina ku jeton një pjesë e konsiderueshme e sunitëve. Grupi cilësohet terrorist prej Teheranit i cili akuzon edhe shërbimet sekrete të SHBA-së, Izraelit, Britanisë së Madhe dhe Pakistanit se stërvisin dhe mbështesin me materiale këtë grup me qëllim që të destabilizojnë pushtetin qendror.

Top Channel