Pakistan, ushtria amerikane vret 7 talebanë

15/07/2010 20:55

Ushtria amerikane ka vrarë shtatë persona të dyshuar si talebanë në një sulm ajror në Pakistan.

Tre raketat e lëshuara në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit kanë sulmuar disa baza ku mendohet se zhvillonin aktivitetin guerrilasit e ish regjimit të Kabulit.

Sipas “Dawn News”, sulmi ndodhi në zonën tribale të Vaziristanit. Burimet e inteligjencës pakiustaneze e konfirmuan lajmin pa dhënë detaje për identitetin e viktimave.

Top Channel