Francë, skandali “Sarkozi” zgjeron përmasat

15/07/2010 19:55

Skandali financiar në Francë që ka përfshirë dhe presidentin Sarkozi, mori së fundi një kthesë dramatike.

Policia ka arrestuar disa figura kyc në aferën e dhurimeve të trashëgimtares së Loreal-it, Liliane Bettencourt. Ne mesin e te ndaluarve eshte edhe administruesi i pasurisë së miliarderes, Patris de Mestre dhe favoriti i saj, Fransua Mari Banie.

Gjatë aferës u dyshua si për kreun e shtetit francez, ashtu edhe për ministrin e tij të punës, Eric Woerth se kishin marrë dhurime të paligjshme për partinë. Të dy politikanët e kanë mohuar një gjë të tillë.

Te henen Sarkozi e mbrojti ministrin gjate nje interviste te dhene per televizionin kombetar, ku e pershkroi ate si njeri te ndershem dhe krejtesisht te besuar.

Top Channel