SHBA-ja dhe Irani drejt rrugës së paqes, mediat zbulojnë: Ja ku do të firmoset marrëveshja e armëpushimit mes dy vendeve
Një zjarr i rënë në një stacion elektrik në Toronto ka lënë në terr disa zona të qytetit kanadez.
Rreth 250 mijë persona mbetën pa elektricitet për më shumë se një orë, në momentet kur vapa kishte arritur pikun.
Sistemi elektrik ishte prishur, duke shkaktuar kaos në rrugë gjatë orëve të mbrëmjes, kur u fikën dhe dritat e semaforëve.
Ndërprerja e energjisë ka bërë gjithashtu që të ndalen përgatitjet për darkën zyrtare për mbretëreshën Elisabeth II, që ndodhet në qytet.
Gjithësesi, darka, e cila ishte organizuar nga kryeministri kanadez Stephen Harper në “Royal York Hotel”, u zhvillua vetëm pak momente më pas.
Top Channel