SHBA-ja dhe Irani drejt rrugës së paqes, mediat zbulojnë: Ja ku do të firmoset marrëveshja e armëpushimit mes dy vendeve
Izraeli planifikon vazhdimin e ndërtimeve kolone në Çisjordani ku nga muaji shtator parashikohet nisja e ndërtimeve për të paktën 2700 vendbanime të reja hebraike.
Kështu shkruan gazeta izraelite “Haaretz” sipas së cilës plani do të nisë zbatimin pas 26 shtatorit, datë kjo kur përdundon edhe moratoriumi i miratuar kohë më parë për të inkurajuar palestinezët në proçesin e bisedimeve për paqe, që e ndalon Tel Avivin të ndërtojë shtëpi të reja në territoret e pushtuara.
Lajmi u publikua prej “Haaretz” pikërisht në ditën kur kryeministri Benjamin Netanjahu u nis për në Uashington ku do të ketë një takim me presidentin amerikan, Barak Obama.
Top Channel