Nafta, rriten ndjeshëm aksionet e “BP”

05/07/2010 18:50

Aksionet e “BP” janë rritur pas spekullimeve se investitorë nga Lindja e Mesme do të blinin një pjesë të tyre.

Aksionet u rritën me 2.5 për qind, pas lajmeve të publikuara në media që sugjeronin se gjigandi i naftës po kërkon investime pikërisht nga Lindja e Mesme.

“BP” ka refuzuar të komentojë cdo spekullim, por ka deklaruar se investitorët e rinj janë të mirëpritur.

Kompania e naftës është parë si një objektiv i mundshëm blerjeje pas rënies së mëparshme të cmimit të aksioneve, për shkak të katastrofës në Gjirin e Meksikës.

Top Channel