Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane ka përshëndetur Samitin rajonal të Prizrenit, në të cilin morën pjesë presidentët e katër shteteve të rajonit, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Kjo organizatë, sipas Telegraf, vlerëson se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë një nga prioritetet kryesore i të gjitha vendeve në rajonin tonë dhe më gjerë, ndërsa vendet e rajonit duhet të angazhohen që sa më shumë të promovojnë bashkëpunimin rajonal për të zhvilluar marrëdhënie të mira fqinjësore si faktorë kryesorë për vendosjen e stabilitetit dhe paqes në këto hapësira, duke qenë se kjo parashikohet edhe në Marrëveshjen për Stabilizim Asocim (MSA) dhe Paktin e Stabilitetit, të cilat gjithnjë kanë pretenduar të promovojnë principin rajonal në procesin e integrimit te vendeve të Evropës Juglindore drejtë Bashkimit Evropian.

OBRIE inkurajon vendet e rajonit të sillen miqësisht ndaj njëri-tjetrit dhe të punojnë me njëri-tjetrin në një mënyrë e cila mund të krahasohet me raportet që tashmë ekzistojnë ndërmjet vendeve anëtare të BE-së.

Top Channel