Ceki, dorëhiqet qeveria teknike

25/06/2010 15:10

Presidenti i Cekisë, Vaclav Klaus ka pranuar dorëheqjen e qeverisë teknike të udhëhequr nga Jan Fisher, për t’ia lënë vendin administratës së re që do formohet pas zgjedhjeve të majit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, tre partitë e qendrës së djathtë po zhvillojnë bisedime për formimin e koalicionit që do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Burimet saktësojnë më tej se, këto bisedime pritet që të mbarojnë nga mesi i muajit të ardhshëm.

Top Channel