Belgjikë, bastisjet e policisë nxehin kishën

25/06/2010 12:55

Peshkopët e Kishës Katolike në Belgjikë kanë shprehur zhgënjimin e tyre nga bastisjet e policisë në kuadër të hetimeve për abuzime seksuale.

Zëdhënësi i peshkopëve belgë, Eric de Beukelaer, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se konfiskimi i dosjeve të komisionit shkel konfidencialitetin e viktimave dhe pengon punën e tij.

Hetuesit sekuestruan materiale si nga selia e kishës, ashtu edhe nga shtëpia e një peshkopi të tërhequr.

Belgjika është një nga ato vende ku kisha është tronditur nga lajmet për abuzime seksuale. Në prill, peshkopi i Bryzhit, Roger Vangheluwe dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte abuzuar me një djalë më shumë se 20 vjet më parë.

Top Channel