Një grup prej 30 serbësh kanë hyrë me dhunë në territorin e Kosovës pasi kanë kaluar përmes kërcënimeve pikën kufitare të Jarinjes, në Leposavic.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme por është bërë publike vetëm sot nga mediat kosovare.

Sipas këtyre të fundit, serbët pasi kanë kaluar kufirin janë drejtuar në këmbe për në Leposavic dhe Mitrovicë.

Burimet bëjnë të ditur se shtetasit serbë dyshohet se janë anëtarë të njësisë “Garda e Car Llazarit” dhe grupit fashist “Obraz”.

Burimet saktësojnë më tej se, pas kontaktimit me policinë e EULEX, policia kosovare ka marrë autorizimin për të arrestuar shtetasit serbë, disa prej të cilëve ishin të armatosur.

Top Channel