Jacko, fëmijët në shkollë private

21/06/2010 13:35

Në një intervistë dhënë për “Daily Mail”, mamaja e Michael Jackson, Katherine që ka në kujdestari fëmijët e ish mbretit të pop-it, deklaron se ata do shkojnë në një shkollë private.

“Në shtator do shkojnë në një shkollë private. Michael i shkollonte me mësues privat në shtëpi por ata nuk kanë shokë. Për ta dua një shkollim tradicional”, theksoi ajo. Prince 13 vjec, Paris 12 dhe Blanket 8 nuk do shkojnë në një shkollë private thjesht për të mësuar, por ata do aktivizohen edhe në kurse karateje e noti.

Kohët e fundit Katherine është vënë në qëndër të vëmendjes pasi ish bashkëshorti Joe e ka akuzuar për vdekjen e të birit edhe pse më pas ai tërhoqi cdo akuzë publike.     

Top Channel