Dorëshkrimi i Lenon shitet 1.2 milion dollarë

19/06/2010 02:05

Një dorëshkrim i liderit të “Beatles” Xhon Lenon u shit për një shifër marramendëse prej 1.2 milion dollarësh në një ankand në Nju Jork.

Sipas shtëpisë së ankandeve, “Sothby” bëhet fjalë për vargjet e këngës “A Day in The Life”. Shuma e ofruar nga blerësi sipas të njëjtave burime, është sa dyfishi i vlerës reale të dorëshkrimit.

“A Day in The Life” është kënga e fundit e “Beatles” dhe konsiderohet nga kritika si një ndër më të bukurat e legjendarëve anglezë. Megjithatë blerja e tyre në shifrën e 1.2 milion dollarëve prej një koleksionisti amerikan nuk është një rekord absolute.

Top Channel