Wilfrido Vargas: Shakira më vodhi Waka Waka

18/06/2010 18:40

Grupi amerikano-latin “Las Chicas del Can” akuzon këngëtaren Shakira për plagjaturë me këngen himn të Afrika e Jugut 2010.

Kënga “El negro no puede” e prodhuar në vitin 1982 me kompozitor Wilfrido Vargas. Ky i fundit ka akuzuar këngëtaren kolumbiane se bazën e këngës Waka Waka e ka kopjuar pikërisht nga “El negro no puede”, duke i kërkuar 11 milionë dollarë dëmshpërblim.

Por më nteresantja është se edhe Vargas vetë u inspirua nga një motiv popullor i krijuar në Luftën II Botërore.

Top Channel