Cruise: Jam një student i filmit

18/06/2010 16:05

Tom Cruise del kundër atyre që e quajnë një njeri të lindur për të bërë filma, duke theksuar se ai është thjeshtë një student i filmit.

Gjatë prezantimit të filmi të tij më të fundit “Knight and Day” në Spanjë, Cruise pohon se ky është një film i kompletuar dhe ka një tonalitet vërtet të vecantë.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është të thith audiencën dhe kjo ka ndodhur gjithmonë. Kam nisur punën që në moshën 8 vjecare duke kursyer para për të parë filma. Unë e konsideoj veten një student të filmit, ndërsa filmi në vetvete është gjëja më e rëndësishme”, nënvizon aktori amerikan.

Një pjesë e madhe e “Knight and Day” është xhiruar në Spanjë dhe në këtë promovim, Cruise ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Katie Holmes. Cameron Diaz është protagonistja tjetër e filmit. Cruise dhe Diaz kanë bashkëpunuar edhe në vitin 2002 me filmin “Vanilla Sky”.

Top Channel