Alarm i rremë nga byrzylyku i Lohan

18/06/2010 21:20

Nuk kishte pirë alkool Lindsay Lohan kur javën e shkuar byrzylyku anti-alkool që një gjykatës e kishte detyruar të mbante, ishte aktivizuar.

Gjykata vendosi për masa të tjera shtrënguese kur alarmi kishte rënë gjatë një feste pas MTV Movie Awards.

Gjykatësi kishte vendosur për një urdhër-arresti që nuk u vu në zbatim pas pagimit të shumës për garancinë.

Ndërkohë Lohan pretendonte gjithnjë se ishte e pafajshme.

“Nuk kam bërë asgjë”, ishte shprehur aktorja. Pas kryerjes së analizave versioni i saj është konfirmuar.

Top Channel