Sot varrimi i stërmbesës së Mandelës
17/06/2010 12:05
Sot do të zhvillohet në kolegjin në të cilin studionte, në Johanesburg, ceremonia mortore e Zenani, stërmbesa e Nelson Mandela.
13- vjeçarja ka humbur jetën në një aksident rrugor në vigjilie të hapjes së botërorit të futbollit në Afrikën e Jugut.
Ish-presidenti i afrikanojugor dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, 91 vjeç, do të jetë prezent në ceremoni.
Top Channel