Majkëll Xhekson edhe në videogame

17/06/2010 04:30

Performancën dhe kërcimet karakteristike të Majkëll Xheksonit në skenë, tashmë mund t’i kryejë kushdo… të paktën virtualisht.

Kjo është loja më e fundit virutale që pritet të hidhet shumë shpejt në treg prej kompanisë së prodhimit të lojrave elektronike, “Ubisoft”. Loja e re ende nuk është pagëzuar me një emër, por krijuesit e saj premtojnë se “lojtarët e kësaj loje do ta ndjejnë veten njësh me popstarin nëpërmjet kërcimit dhe këndimit të tyre”.

Loja do të përmbajë hitet më të mëdha të Xhekson, si “Beat It”, “ Billie Jean” dhe shumë të tjera.

Produkti u njoftua në një konferencë për shtyp mbajtur nga Electronic Entertainment Expo në Los Anxheles. Megjithatë kompanie nuk publikoi asnjë video demonstruese dhe u tregua e rezervuar në nxjerrjen e detajeve të hollësishme të lojës

Top Channel