Harrison Ford martohet për herë të tretë

17/06/2010 09:05

Harrison Ford është martuar për herë të tretë me aktoren dhe shoqen e jetës tashmë prej vitesh Calista Flockhart, duke zyrtarizuar lidhjen që zgjat prej 2001-shit.

Martesa e Ford, 67 vjeç, protagonist i Indiana Jones e Star Wars dhe Flockhart, 45 vjeçe, e njohur për rolin e saj të avokates protagoniste të serisë Ally McBeal, është celebruar të martën në Nju Mexico nga guvernatori i shtetit, Bill Richardson.

Kjo është martesa e tretë e Ford.

Top Channel