Divorci i Al Gore, shkak Laurie David

16/06/2010 11:25

Pak ditë pas divorcit të papritur mes ish kandidatit për president në SHBA, Al Gore dhe bashkëshortes së tij Tipper me te cilën ishte martuar prej 40 vitesh, zbulohet edhe shkaku që mund të ketë cuar në ndarjen e ciftit.

Sipas revistës “Magazine Star”, Al Gore ka një të dashur e cila është ish bashkëshortja e producentit komik Larry David, Laurie David. Ka qënë pikërisht kauza ambientaliste për të cilan Al Gore lufton aq shumë, e cila ka bashkuar ish kandidatin dhe Laurie.

“Ishte një fat që nuk mund të evitohej”, shprehet një burim për revistën. Lidhja mes tyre mendohet se ka nisur rreth 2 vjet më parë, menjëherë pasi Laurie e Larry David ishin divorcuar. Ajo u nda nga bashkëshorti për shkak të zërave për një histori me kujdestarin e vilës në Marthas Vineyard ku cifti kalonte pushimet.  

FOTO GALERI
2/3

Top Channel