Topi: Vëmendje cështjes came

11/06/2010 20:30

Me kërkesë të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot kryetarin e kësaj partie, deputetin Shpëtim Idrizi, si edhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.

Zoti Idrizi i parashtroi presidentit disa nga problemet që shqetësojnë sot komunitetin çam, kryesisht ato të pronave të popullsisë çame dhe të drejtave legjitime të këtij komuniteti.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, zoti Idrizi nënvizoi faktin se partia e tij synon bashkëpunimin me të gjithë deputetët e tjerë në Kuvend dhe do të jetë i hapur me të gjithë faktorët që do të mbështesin çështjen çame.

Në këtë takim kreu i shtetit theksoi se çështja çame është një çështje që duhet trajtuar me kujdes.

Pasi i siguroi për mbështetjen e tij personale dhe institucionale, presidenti Topi vuri në dukje se cështja came është një çështje mjaft komplekse, e cila, megjithëse ende nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare, është në vëmendjen e të gjitha institucioneve të vendit.

Top Channel