“48 hours film project” hap dyert

10/06/2010 20:10

“48 hours film project” është edicioni i parë që do të zhvillohet në Shqipëri i këtij festivali ndërkombëtar filmi me metrazh të shkurtër, ku mund të marrin pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe diaspora.

Ndonese festivali eshte nderkombetar, cdo shtet organizon edicionin e tij. Ai do te hapet me 11 qershor, date kur do te behen te ditura kriteret qe duhet te permbaje filmi dhe qe nga ky moment, profesioniste, por jo vetem, kane ne dispozicion 48 ore per t’i bere ata.

Tirana duhet te pasqyrohet ne te gjithe keta filma, me qellim promovimin e imazhit te saj. Sipas organizatoreve, nga ky festival, qe zhvillohet ne bashkepunim me kompanine DigitAlb, do te perzgjidhet nje fitues. Ai do te marre pjese se bashku me 13 fitues nga vende te tjera te botes, ne seksionin e vecante qe i dedikohet ne Festivalin e Cannes pikerisht “48 hours film project”.

Konferenca per shtyp ne lidhje me aktivitetin u mbajt ne nje ambient krejt ndryshe, ne stacionin e trenit te kryeqytetit. Sipas organizatoreve, nje ambient i zgjedhur enkas ne terren, pikerisht aty ku xhirohen filmat. Festivali “48 hours film project” eshte hapur per here te pare ne vitin 2001 dhe zhvillohet ne 81 qytete te botes.

Top Channel