Futbolli nuk e njeh krizën ekonomike. Të paktën jo ai që luhet në nivelet më të larta. Pavarësisht se ndodhen në krizën më të madhe të “pas-luftës”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë klasifikimin special për shpërblimet që skuadrat do të përfitojnë në rast triumfi në Kupën e Botës 2010.
Përfaqësuesja e drejtuar nga Bob Bredli do të përfitojë 16,7 milionë euro (20 milionë dollarë): ky është shpërblimi më i lartë e përcaktuar ndonjëherë nga një federatë për fitimin e botërorit. Praktikisht, lojtarëve të Kombëtares amerikane u janë premtuar 750 mijë euro për kokë.
I dyti renditet një vend si Spanja, i cili është në mes të recensionit ekonomik. Kur papunësia në Gadishullin Iberik ka kapur shifrën 19 për qind, çdo pjesëtar i “Furisë së Kuqe” do të përfitojë 550 mijë euro në rast triumfi në Afrikën e Jugut.
Kjo shifër është më e madhe se dyfishi i shpërblimit (250 mijë euro) për fitoren në Euro 2008. Në total, premio e Spanjës është 13 milionë euro, aq sa i është premtuar edhe Kilit, të vendit të tretë, të drejtuar nga trajneri Marcelo Bielsa.
Në vendin e katërt të këtij klasifikimi të veçantë ndodhet Anglia e Fabio Kapelos. Lojtarët e “Tre Luanëve” do të përfitojnë 10,4 milionë euro nëse ngrenë trofeun më të rëndësishëm në botë, pra rreth 450 mijë euro për kokë. E pesta është Franca, me 8,5 milionë euro shpërblim: premio e përcaktuar nga federata shkon në afro 390 mijë euro për lojtar. Edhe pse shihet si një prej favoriteve për të fituar, Brazili renditet “vetëm” në vendin e gjashtë me 7 milionë euro në total: 300 mijë euro për çdo lojtar. Italia është e shtata, me 5,5 milionë euro shpërblim, ose e thënë ndryshe 240 mijë euro për çdo futbollist.
Top Channel