Meksikë, zbulohet varri masiv i narkotrafikantëve
08/06/2010 01:20
Të paktën 77 trupa të pajetë, shumica e të cilvëve në fazë dekompozimi të avancuar u zbuluan në një tunel në Meksikë.
Trupat u zbuluan prej autoriteteve në qytetin e Taksos. Policia tha se dyshohet se trupat e pajetë të jenë sjellë në tunelet e shumta të zonës prej grupeve të ndryshme të narkotrafikut për të zhdukur gjurmët e viktimave të tyre.
Shumë prej viktimave kishin shenja torturimi në trup, si sy të nxjerrë, këmbë dhe duar të lidhura dhe shenja djegiesh në disa vende.
Top Channel